×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vdes një punëtor i KEK-ut

    Insajderi
    13 November 2023 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sindikata e Re e Koorporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka njoftuar për vdekjen e punëtorit të KEK-ut në Termocentralin B, Januz Krasniqit.

    Në njoftimin e tyre, bëhet e ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet sot nga ora 15:00, në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Me pikëllim të thellë njoftojmë humbjen e të dashurit tonë, punëtorit të nderuar, në TCB Januz Krasniqi. Ceremonia e varrimit do të mbahet sot  me datë 13.11.2023 në Fshatin Zhilivodë, duke filluar nga ora 15. Ju ftojmë të bashkoheni në këtë moment të dhimbshëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe për të shprehur ngushëllimet tuaja për familjen e tij të vuajtur. Ngushëllime të sinqerta”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark