×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vdes pjesëtari i KFOR-it që pësoi infarkt në Brezovicë

    Insajderi
    08 January 2023 - 17:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka vdekur pjesëtari i KFOR-it për të cilin më herët u raportua se kishte pësuar infarkt në Brezovicë.

    Lajmin për Insajderin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

    Pjesëtari i KFOR-it është gjetur i shtrirë pa ndjenja në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, mbi hotelin “Molika”.

    Veseli tha se trupi i viktimës nuk ka pasur shenja jete.

    Ai theksoi se lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Ferizajt.

    “Ju njoftojmë se stafi mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit në Shtërpcë dhe pjesëtarët e KFOR-it, në ora 16:30 kanë ndërprerë reanimimin, për shkak se nuk ka pasur shenja jete.Trupi i tij është transportuar me helikopter të KFOR-it. Është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”, tha Veseli. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark