Një 26-vjeçar ka vdekur të shtunën mbrëma në Ferizaj pasi ka rënë nga tarraca e katit të tretë të një objekti banimi.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë se vdekja e të riut me inicialet R.K., është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.
Rasti ka ndodhur në rrugën “At Nikë Prela”.
Njoftimi i plotë:
Mbrëmë, rreth orës 19:45 kemi pranuar një informatë se në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj një person R.K ( M/K) 26 vjeçar ka rënë nga terasa katit të III-tê të një obkekti banesor në tokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjed.
Veç policëve të rendit në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krimteknikët rajonal të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar kanë nisur hetimet.
Nga hetimet e para mësohet se viktima derisa ishte në ballkon ka rënë bashkë me mbajtëset e ballkonit në tokê.
Janë njoftuar edhe Inspektorët e punës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML –Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ” Vdekje e dyshimtë”