×
Show

Vdiq aktori që vrau aksidentalisht të birin e Bruce Lee

Insajderi
28 October 2016 - 15:09
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Është ndarë nga jeta në moshën 61­vjeçare si pasojë e tumorit në tru, aktori Michael Massee. Ky i fundit përjetoi një moment dramatik në karrierën e tij pasi vrau aksidentalisht gjatë skenave të një filmi, Brandon Leen, të birin 28­vjeçar të aktorit të famshëm të arteve marciale Bruce Lee.

Lajmërimi mbi vdekjen e aktorit u njoftua nga një mik dhe koleg i tij, Anthony Delon, përmes një postimi në “Instagram”. Michael Massee vrau Brandon Lee­n aksidentalisht përmes një pistolete gjatë xhirimit të filmit “The croë”.

Vrasja ndodhi pas një mosfunksionimi të pistoletës e cila gjuante me saçme. Aktori nuk u akuzua për vrasje pasi nuk ishte në dijeni të faktit që pistoleta ishte difektoze.

“Mendoj se nuk do ta marr kurrë vetën pas një gjëje të tilla”, kishte deklaruar Masse në një interviste të dhënë në vitin 2005. Gjatë karrierës së tij Masse ka qenë protagonist në filma të rëndësishëm

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark