Ka vdekur Beqir Aliu, njëri prej personaliteteve më të rëndësishme të klubit të futbollit Prishtina. Aliu ishte kryetar i klubit prishtinas pas pavarësimit të sportit Kosova, në fillim të viteve nëntëdhjeta. Ai e ka mbajtur postin e kryetarit të Prishtinës nga viti 1991 e deri në vitet 2001.
Sipas njoftimit të klubit Prishtina, Aliu ishte ndër të parët që i tha “jo” regjimit serb.
Nën drejtimin e të ndjerit Aliu, Prishtina ka fituar katër tituj të kampionit të Kosovës, dy kupa të Kosovës dhe dy Superkupa.
“Emri dhe vepra e Beqir Aliut është shkruar me shkronja të arta në historinë e klubit. Vdekja e tij është një humbje e madhe për Prishtinën dhe futbollin e Kosovës dhe veprat e tij do të jenë udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme”, shkruan në njoftimin e Prishtinës.