×
Show

Vdiq legjenda e muzikës “jazz”, Toots Thielemans

Insajderi
22 August 2016 - 11:17
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Legjenda e muzikës “jazz” i njohur më shumë për tingujt e harmonikes, Toots Thielemans, ka vdekur në moshën 94 vjeçare në Belgjikë.

Mediet belge kanë raportuar se ai vdiq në spital derisa ishte në gjumë, mëngjesin e sotëm.

Televizioni RTL raporton se menaxheri i tij, Veerle Van de Poel, ka thënë se “ai nuk kishte komplikime. Ai vdiq nga mosha e shtyrë, trupi i tij ishte thjesht i lodhur”.

Jean-Baptiste Frederic Isidore Thielemans konsiderohet si legjendë në vete, por ai gjithashtu njihet edhe për muzikën e luajtur së bashku me të mëdhenj të tjerë të muzikës “jazz”, si Charlie Parker dhe Miles Davis.

Ai gjithashtu ka bërë muzikë së bashku edhe me këngëtarët Frank Sinatra dhe Billy Joel.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark