Vdiq pas gjashtë ditësh trajtim në QKUK- Policia jep detaje për të riun në Malishevë që humbi jetën në ndërtim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdiq pas gjashtë ditësh trajtim në QKUK- Policia jep detaje për të riun në Malishevë që humbi jetën në ndërtim

    Insajderi
    13 April 2025 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin lidhur me vdekjen e një të riu në Malishevë.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë për Insajderin se më 7 prill viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore, ku ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    Pas gjashtë ditësh, Elezaj thotë se stafi mjekësor kanë njoftuar për vdekjen e tij.

    Rasti është iniciuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

    Më datë 07.04.2025, në Stacionin Policor në Malishevë është iniciuar rasti “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, pasi që rreth orës 16:40 viktima, mashkull i moshës madhore, ishte dërguar në QKMF në Malishevë me lëndime të rënda trupore, të cilat dyshohet se janë shkaktuar në vendin e tij të punës, në fshatin Dragobil. I njëjti më pas ishte dërguar në QKUK në Prishtinë, ku sot jemi njoftuar nga stafi mjekësor se ai ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor”, ka thënë Elezaj.

    I ndjeri është Isuf Xhyliqi, i cili i takon një moshe të re. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark