×
Show

Veçori të sistemit arsimor japonez që e bëjnë të lakmueshëm

Insajderi
15 October 2016 - 16:12
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Populli japonez është i njohur për inteligjencën dhe edukatën. Por pse ky komb është kaq i veçantë dhe i ndryshëm nga pjesa tjetër e botës? Përgjigja qëndron tek sistemi i tyre arsimor.

Sjellja përpara njohurive

Në shkollat japoneze nxënësit nuk bëjnë provime deri në klasë të katërt (10 vjeç). Ata ushtrohen vetëm në teste të vogla. Besohet se qëllimi për 3 vitet e para të shkollës nuk është të gjykohen njohuritë ose të mësuarit e fëmijës, por të krijohet një sjellje e mirë për të zhvilluar karakterin e tyre. Fëmijët mësohen të respektojnë njerëzit e tjerë dhe të jenë të butë me kafshët dhe natyrën. Ata gjithashtu mësojnë se si të jetë zemërgjerë, të mëshirshëm, dhe të ndjeshëm.

Viti akademik nis më 1 prill

Ndërsa shumica e shkollave dhe universiteteve në botë e nisin vitin akademik në shtator ose tetor, në Japoni është muaji prill që shënon fillimin e kalendarit akademik. Dita e parë e shkollës shpesh përkon me një nga fenomenet më të bukuar natyrore – kohën e lulëzimit të qershive. Viti akademik është i ndarë në 3 simestre: 1 prill – 20 qershor, 1 shtator – 26 dhjetor dhe 7 janar – 25 mars. Nxënësit japonezë bëjnë 6 javë të pushimeve gjatë verës. Ata gjithashtu pushojnë dy javë në dimër dhe pranverë.

Shumica e shkollave japoneze nuk kanë pastrues. Nxënësit i pastrojnë vetë ambientet e tyre

Në shkollat japoneze, nxënësit duhet t’i pastrojnë vetë klasat, kafenetë, madje edhe tualetet. Gjatë pastrimit nxënësit ndahen në grupe të vogla dhe detyrat mes tyre vendosen me rotacion gjatë vitit shkollor. Sistemi arsimor japonez beson se duke u kërkuar nxënësve të pastrojnë vetë ambientet e tyre, i ndihmon ata të punojnë në grup dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin.

3

Në shkollat japoneze dreka është e caktuar në menu standarde që konsumohen në klasë

Sistemi i arsimit japonez sigurohet që nxënësit të hanë ushqime të shëndetshme dhe vakte të balancuara. Në shkollat fillore dhe gjimnazet publike, dreka për studentët është e gatuar sipas një menuje të standardizuar jo vetëm nga shefa të kualifikuar kuzhine, por edhe nga profesionistët e kujdesit shëndetësor. Të gjithë nxënësit e konsumojnë drekën në klasën e tyre së bashku me mësuesin. Kjo ndihmon në ndërtimin e një marrëdhënieje pozitive mësues-nxënës.

Seminaret pas shkolle janë shumë popullore në Japoni

Në mënyrë që të sigurojnë një shkollë të mirë të lartë, shumica e nxënësve japonezë hyjë në një shkollë përgatitore ose marrin pjesë në studime private pas-shkollore. Mësimi në këto shkolla zhvillohet në mbrëmje. Të shohësh grupe fëmijësh të vegjël që kthehen nga kurset e tyre jashtë programit vonë në mbrëmje, është një gjë shumë e zakonshme në Japoni.

Pothuajse të gjithë studentët duhet të veshin uniformë në shkollë

Pothuajse të gjitha shkollat kërkojnë nga nxënësit të veshin uniformën. Ndërsa disa shkolla kanë veshjen e tyre, uniforma tradicionale e shkollës japoneze përbëhet nga një stil ushtarak për djemtë dhe një veshje e stilit marinar për vajzat. Uniforma ka për qëllim të rrafshojë diferencat sociale mes nxënësve. Përveç kësaj, veshja e uniformës së shkollës ndihmon për të nxitur një ndjenjë komunitare mes fëmijëve.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark