×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Vedat Muriqi i hapur për bashkimin me Galatasarayn

    Insajderi
    25 June 2022 - 16:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Okan Buruk është emëruar trajner i Galatasarayt, i cili dëshiron të hyjë në sezonin e ri në Superligë me një ekip ambicioz.

    Puna e transferimeve vazhdon intensivisht te klubi verdhekuqe dhe tashmë kanë disa shënjestra.

    Vedat Muriqi ishte një nga emrat në listën e Galatasarayt, i cili dëshironte të përforconte vijën e sulmit.

    Deklarata e shkurtër ka ardhur nga reprezentuesi i Kosovës, emri i të cilit është lidhur për një kohë me gjigantin turk.

    “Ka disa skuadra të interesuara si nga jashtë ashtu edhe nga Turqia. Pse të mos kthehem në Turqi?”, ishte përgjigja e shkurtër e Muriqit.

    Sulmuesi shqiptar tashmë e ka dëshmuar veten në Superligën e Turqisë, pasi ishte pjesë e Fenerbahces për një sezon, për të kaluar më pas te Lazio për 20 milionë euro, derisa në edicionin që lamë pas ishte i huauzuar te Mallorca. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark