Dramë në “Jose Zorrilla” dhe dy golat e Vedat Muriqit, Mallorca ka barazuar në fund me rezultat 3:3 në konak të Valladolidit.
Mallorca ka avancuar me rezultat 1:2 por përmbysja ndodhi në finish dhe barazimi në minutën e 90+4.
Në minutën e 53-të, Vedat Muriqi ashtu si di ai me kokë, ka realizuar për 1:1.
GOLI I PARË:
https://streamin.me/v/70281123
Në minutën e 90+3. Muriqi e nxori penalltinë dhe e vet e ka realizuar për 3:3 në të 90+4’.
GOLI I DYTË:
https://streamin.me/v/fc1a2df8
Për Valladolidin shënuan Perez (33′) Aamallah (68′), Monchu (86′) dhe për Mallorca-n realizuan Muriqi (53′ e 90+4 – nga penalltia) e Morlanes (58′).
Në “Jose Zorrilla”ishin të pranishëm 18.010 shikues.
Muriqi deri me tash ka realizuar 12 gola në kampionatin spanjoll.
Pas javës së 28-të, Mallorca zë vendin e 12-të me 34 pikë e Valladolid është i 15-ti me 29 sosh.