Vedat Muriqi erdhi me shumë bujë te ekipi i Lazios pasi kishte shkëlqyer me klubin turk të Fenerbaces.
I provuar në një ekip të njohur të Evropës, pritshmëritë ishin të mëdha për të në Serinë A. Megjithatë afrimi te kryeqytetasit italian nuk doli ashtu siç pritej.
Pavarësisht krahasimeve të shumta që erdhën me Zlatan Ibrahimoviç në nisjen e këtij sezoni, Muriqi nuk arriti për asnjë moment që t’i afrohej suedezit.
Këtë e ka bërë vetëm së fundmi në bazë të renditjes që ka nxjerrë “Calciomercato”, por atje bëhet fjalë vetëm për peshën.
Vedat Muriqi është në pesë lojtarët që peshojnë më së shumti në Serie A.
Sulmuesi shqiptar peshon 92 kg dhe është në listën me emra si Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku.
Lojtarët që peshojnë më shumë në Serie A:
Vedat Muriqi 92 kg
Audano Soumaoro 93 kg
Romelu Lukaku 94 kg
Zlatan Ibrahimovic 95 kg
Antonio Donaruma 96 kg