×
  • Sport
  • Sport

    Vedat Muriqi protagonisti kryesor në barazimin e Mallorca-s ndaj Barcelonës

    Insajderi
    26 September 2023 - 23:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mallorca-Barcelona ndajnë pikët në “Estadi Mallorca Son Moix”, me sfidën e vlefshme për javën e shtatë të La Liga që u mbyll me rezultatin 2-2.

    Sfida ishte shumë e luftuar, ndërsa për vendasit protagonist i padiskutuar ishte sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, që në fund u shpall edhe lojtar ndeshjes.

    May be an image of 4 people, people playing soccer, people playing football and text that says '4 AGEL ClGa mahou VEDAT MURIQI MATCH MVP LALIGA A'

    Muriqi zhbllokoi sfidën në minutën e 8’, duke kaluar Mallorcan në avantazh.

    Megjithatë në minutën e 41’ miqtë gjetën e barazimin me Raphinhan, që realizoi një super gol.

    Në minutën e 45+3’ Muriqi u bë sërish protagonist, ndërsa asistoi Prats, me Mallorcan që realizoi golin e dytë.

    Në fraksionin e dytë sfida ishte edhe më e luftuar, ndërsa në minutën e 75’ Lopez realizoi golin e barazimit për “katalanasit”, me talentin e akademisë “blaugrana”, që gjeti golin e parë në një ndeshje zyrtare me Barcelonën.

    Në fund gjithçka u mbyll me barazimin 2-2, me Mallorcan që ngjitet në vend të 15-të me gjashtë pikë, ndërsa Barcelona kryeson me 17 pikë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark