×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Vedat Muriqi rikthehet në Turqi, te rivali i ish-klubit të tij

    Insajderi
    24 June 2022 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me ardhjen e trajnerit të ri te Galatasarayi, në mediat turke kanë nisur përfoljet për një rikthim të mundshëm të Vedat Muriqit në Superligën turke.

    Por, kësaj radhe jo te Fenerbahçeja ku kishte luajtur, por te rivali i tyre Galatasaray. Kjo, pasi që Okan Buruk ka punuar me Muriqin derisa ka drejtuar Rizesporin.

    Sipas të përditshmes Aksam, Buruk ka folur në telefon me Muriqin dhe e ka bindur atë për një rikthim në Turqi.

    “Së bashku të forcojmë Galatasarayin, mos shko askund. Do të të kthejë në Turqi,” shkruan Aksam t’i ketë thënë trajneri futbollistit prizrenas, derisa ky i fundit ka mirëpritur telefonatën.

    Gjithnjë sipas gazetës, Galatasaray është duke e shikuar mundësinë që Muriqin ta huazojë me opcion blerjeje.

    Kujtojmë, pas shpërthimit të Vedat Muriqit në Superligën turke, ai kishte kaluar te Lazioja në Seria A për 20 milionë euro. Përkundër mundësisë, ai asnjëherë s’u përshtat te romakët, ndërsa së fundi u huazua në LaLiga te Mallorca, ku tregoi lojëra të mira.

    Mallorca, përkundër dëshirës, nuk ka mundësi që të sigurojë transferimin e Muriqit për shkak të buxhetit të limituar. Në anën tjetër, Lazio nuk e ka ndërmend ta mbajë në ekip Muriqin dhe dëshiron të lirohet nga ai.

    Vedat Muriqi është golashënuesi më i mirë i kombëtares së Kosovës në futboll.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark