×
  • Showbiz
  • Show

    Vedati kritikon njerëzit që postojnë foto tek varrezat: Çka po don me kallxu, që po i knon dovë a?

    Insajderi
    26 January 2023 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aktori i njohur i grupit ‘’Stupcat’’, Vedat Bajrami këtë të hënë është bërë pjesë e reality show-it Big Brother VIP Kosova.

    Hyrjes së tij në shtëpinë e ‘’Vëllaut të madh’’ i janë gëzuar një pjesë jo e vogël e publikut.

    Vedati i njohur për batutat, gjatë qëndrimit në shtëpi shikuesve iu ka servuar edhe diskutime të disa çështjeve.

    Vedat Bajrami dhe Osman Azemi

    Ai mbrëmë së bashku me banorët e tjerë të shtëpisë kanë diskutuar në lidhje me postimet e familjarëve në rrjetet sociale.

    Aktori që në llogaritë e tij në rrjetet sociale nuk ka të postuar ndonjë foto ose video me ndonjë familjar të tij është treguar kritik me ata që postojnë foto tek varrëzat.

    Ka vdekje në familje, s’i ka fol babes së vet qe dy vjet tani del edhe e shkrun ‘’o sikur ta kisha mundësin të kisha edhe një herë’’, aty njerëzit se dijnë që ti s’i ke fol. Ose shkon të vorri, poston foto tu u lutë. Çka po don me kallxu me ata, që ke ardh me ia knu dy- tri dovë a?“, ka deklaruar ai.

    Vedat Bajrami- Liki ”Stupcat”

    Madje ai ka thënë se edhe postimi i fëmijëvë në rrjete sociale është gabim.

    ‘’Edhe kjo që i postojnë f’minë nuk m’pëlqen se nesër munen me thanë çka m’ke marrë n’qafë’’, ka shtuar Bajrami.

    Vedat Bajraami me bashkëshorten dhe vajzën e tyre

    Ndryshe, humoristi i njohur për rolet e Fukës, Sahitit, Gixhës, Likit e shumë të tjera është baba i dy vajzave, Toka dhe Luna.

    ”Stupcat”- Vedat Bajrami, Osman Azemi dhe Mensur Safqiu

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark