×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vela: Dy vetura me targa RKS u dogjën në Zubin Potok, po frikësohen serbët e Kosovës

    Insajderi
    30 March 2023 - 12:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Kabinitetit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vlera, përmes një postimi në rrjetin e tij në Twitter pretendon se dy vetura në Zubin Potok janë djegur me të vetmen arsye se mbanin targa të Republikës së Kosovës (RKS), përcjell Insajderi.

    Vela më tej shton se se janë “strukturat ilegale të Serbisë” ato të cilët po vazhdojnë “frikësimin e serbëve lokalë” në Zubin Potok. “Mbrëmë, dy vetura në pronësi të serbëve të Kosovës u dogjën qartazi sepse kishin targa RKS”, konstaton ai.

    “Sa për Marrëveshjen e Brukselit, targat e Kosovës janë të vetmet tara të ligjshme në tërë Kosovën”, ka shkruar ai./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark