×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vela jep dorëheqja nga pozita e shefit të stafit të presidentes Osmani

    Insajderi
    30 November 2023 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Blerim Vela është larguar nga pozita e Shefit të Stafit në Presidencë.

    Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Zyra e Presidencës me anë të një njoftimi për media. Në njoftim thuhet se Vela do t’i kthehet angazhimit profesional dhe atij familjar.

    “Shefi i stafit të Presidentes Osmani, z. Blerim Vela ka përfunduar angazhimin e tij në Presidencë. Ai do t’i kthehet angazhimit të tij profesional dhe familjes”, thuhet në njoftim.

    “Presidentja Osmani e ka falënderuar z.Vela për angazhimin e deritashëm dhe i ka uruar sukses në angazhimet e mëtejme”, vijon njoftimi.

    Vela ishte emëruar në këtë post në prill të vitit 2021 nga Presidentja Vjosa Osmani. /Insjaderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark