Gjykata e Tiranës ka marrë ditën e sotme vendimin për zgjedhjet në Shoqatat rajonale të FSHF-së.
Gjykata ka njohur Eduart Prodanin si kryetar të Shoqatës Rajonale të Tiranës, duke rrëzuar kështu Krenar Alimehmetin.
Alimehmeti u zgjodh në një proces kur Prodani dhe mbështetësit e tij u larguan duke akuzuar se në asamble ishin persona që nuk njiheshin dhe se ishin falsikuar votat.