Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur sot në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqin, takim ky në të cilin është diskutuar për situatën e përgjithshme rreth menaxhimit të pandemisë me Covid-19.
Veliu, ka deklaruar se sektori i ekonomisë është goditur më së shumti nga kufizimet që janë bërë në vend, për mospërhapjen e Covid-19, përcjell Insajderi.org
“Jemi të vetëdijshëm që ky sektor është goditur më së shumti si pasojë e masave kufizuese, andaj shqyrtuam mundësinë̈ e heqjes së disa kufizimeve për biznese”, tha me këtë rast ministri Veliu.
Po ashtu, në këtë takim u bisedua edhe për format e angazhimit të përbashkët për vetëdijesimin e bizneseve në zbatimin e masave mbrojtëse./Insajderi.org