Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka takuar aktivistët e kësaj partie, për t’i falënderuar për angazhimin e madh dhe të palodhshëm që po e bëjnë në fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Veliu ka thënë se aktivistët e LDK-së po e bëjnë një punë të madhe dhe angazhim të pashoq për fitorën e LDK-së.
“Takim me aktivistë të LDK-së për t’i falenderuar për angazhimin dhe për kordinim të aktiviteteve për ditët e mbetura të fushatës. #LDK132✅ #AgimVeliu4✅”, ka shkruar Veliu, përmes rrjetit social Facebook. Insajderi.org