×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliu: Kosova është e vetëdijshme se fokusi i BE-së në procesin e zgjerimit një ndër elementet kryesore e ka segmentin e sigurisë

    Insajderi
    02 February 2021 - 18:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu mori pjesë në takimin e Bordit Drejtues të IISG-së (Qeverisjes Integruese për Siguri të Brendshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor).

    Organizuar nga Sekretariati i IISGE-së, sot u mbajt takimi i 5-të i Bordit Drejtues i IISG-së (Qeverisjes Integruese për Siguri të Brendshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor) që funksionon nën ombrellën e Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (RCC) me qendër në Sarajevë, shkruan Sinjali.

    Takimi është udhëhequr nga Komisioni Evropian përkatësisht z. Maciej Popowski – Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm – Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerimin (DG NEAR) me prezencën e Ministrave të Punëve të Brendshme të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

    Në takim u prezantua puna e deritanishme e Sekretariatit në hartimin e planit të nevojave të shteteve të Ballkanit perëndimor në fushën e terrorizmit, krimit të organizuar dhe sigurisë kufitare,  si dhe u aprovuan metodologjia e punës, plani për vitin 2021 dhe anëtarësimi i Britanisë së Madhe, Francës, Italisë si dhe organizatës MARRI si anëtare të Bordit të IISG-së.

    “Me ketë rast, ministri Veliu gjatë adresimit të tij potencoi se Kosova është e vetëdijshme se fokusi i BE-së në procesin e zgjerimit një ndër elementet kryesore e ka segmentin e sigurisë, dhe si të tillë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të koordinojnë aktivitetet dhe të rrisin bashkëpunimin e tyre në parandalimin dhe luftimin e të gjithë formave të kriminalitetit.

    Ministri Veliu theksoi rëndësinë e  pronësinë rajonale të procesit të IISG-së dhe pronësinë në vendimmarrje të shteteve të Ballkanit Perëndimor si dhe në emër të Ministrisë së Brendshme si bartëse e procesit dhe koordinimit të aktiviteteve të ISSG-së ofroj mbështetjen e tij për IISG-në, dhe premtoj ndihmën në krijimin e strukturave të qeverisjes së IISG-së”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark