×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliu: Llapi dhe LDK-ja janë të pandashme dhe të lidhura ngushtë mes veti

    Insajderi
    03 February 2021 - 18:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu ka folur për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Podujevës, në zgjedhjet e parakohshme lokale të 29 nëntorit të 2020’ës.

    Veliu tha se në ato zgjedhje llapjanët e kanë zgjedhur një kryetar të përkohshëm, duke folur kështu për Shpejtim Bulliqin e LVV-së.

    Veliu theksoi se votuesit e tij tanimë janë pishman për zgjedhjen e tyre dhe për votën që i kanë dhënë atij.

    “Do të jetë një ditë historike dhe një ditë e reflektimit të LDK-së në bastionin e saj në Llap. Llapi dhe LDK-ja janë të pandashme dhe të lidhura ngushtë mes veti. Ato nuk mund të frymojnë dhe as të jetojnë pa njëra-tjetrën. Prandaj, alternativa e vetme në këto zgjedhje është numri 132. Sikurse e dini edhe ju në zgjedhjet e fundit të gjithë janë bërë kundër nesh dhe kështu e kanë marr përkohësisht vetëm, pozitën e kryetrarit të komunës. Edi që edhe ata që e kanë zgjedhur këtë kryetar të përkohshëm tani janë bërë pishman”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark