Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike i Kosovës (LDK), Agim Veliu ka mbajtur sot një tubim në Llap.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Veliu ka shkruar se Mbështetja e llapjanëve është testuar e ritestuar ndër vite, përcjell Gazeta Insajderi.
“Me një tubim madhështor sot Llapi rikonfirmoi mbështetjen për Lidhjen Demokratike. Mbështetja e llapjanëve për LDK-në është testuar e ritestuar ndër vite. Edhe kur të tjerët bëheshin bashkë kundër LDK-së, përgjigjja e llapjanëve gjithmonë ishte e njëjtë me FITORE të LDK-së”, ka shkruar Veliu.
Tutje Veliu ka shkruar se Llapi përherë ka qenë i djathtë dhe se LDK-ja është e vetmja parti që e ka ruajtur esencën e Kosovës dhe fuqizimin e shtetësisë.
“Llapi përherë ka qenë i djathtë, i tillë do të vazhdojë të jetë. Dëshmia e mirë se LDK vazhdon të jetë forca kryesore politike është kandidati ynë për kryeministër, z.Avdullah Hoti, lista e kandidatëve për deputetë dhe programi ynë qeverisës. LDK është e vetmja parti politike, e cila në esencë e ka ruajtjen e Kosovës dhe fuqizimin e shtetësisë, në partneritet të plotë me aletatët ndërkombëtarë”, ka shkruar Veliu. /Insajderi.org