Veliu rreth punësimeve në KEK: Kapje e ashpër e institucioneve të pavarura – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Veliu rreth punësimeve në KEK: Kapje e ashpër e institucioneve të pavarura

    Insajderi
    05 April 2022 - 18:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka komentuar punësimet e fudit në Korporatën Energjetike të Kosovës.

    Ai ka thënë se ajo çfarë po ndodh që nga ardhja e Qeverisë “Kurti 2”, me Ndërmarrjet Publike, bordet e institucione të tjera ku po punësohet njerëz të Lëvizjes Vetëvendosje është kapje e ashpër e institucioneve të pavarura.

    Madje sipas tij veprimet e qeverisë në pushtet janë edhe më keq sesa ato të cilat ata dikur i kritikonin, krejt kjo pasi sipas tij më herët janë respektuar procedurat ndërkaq tanimë nuk po ndodh njejtë.

    “Veç edhe ma keq sesa ato dukuritë që ata i kanë kritikuar, bile përpara janë respektuar edhe procedurat, tash nuk po respektohen, po ndodhin emërime pa konkurs nëpër Borde, institucione të pavarura…. është shumë më keq…. kapje shumë ashpër e institucioneve”, ka thënë Veliu për Gazetën Blic

    Në lidhje me punësimet në KEK ka reaguar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i cili tha se ato vende me të punësuar ishin parandarë për për 40 familjarë e 80 militantë partiak të VV-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark