Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka vazhduar takimet mobilizuese me banorët e fshatrave të Podujevës, për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Veliu, është mirëpritur nga banorët e fshatrave Gërdoc, peran dhe Buricë, të cilët konfirmuarn mbështetjen për LDK-në.
“Mobilizim i jashtëzakonshëm në mbështetje të LDK-së. Sot, takime në fshatrat Gërdoc, Peran dhe Buricë”.
“14 shkurti do ta rikonfirmoj fuqinë e LDK-së në Llap, ndërsa, përmes Llapit fryme e fitorës do ta përcjellim në gjithë Kosovën. #LDK132✅, #AgimVeliu4✅”, ka shkruar Veliu. Insajderi.org