×
Insajderi

Vëllai i Armend Mujës: Deputetët e VV-së po praktikojnë kërkesa që vëllezërit e tyre të ikin jashtë vendit

Insajderi
23 September 2022 - 11:13
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një fjalim i Kryeministrit Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës, të enjten për vëllezërit, ka aktivizuar vëllain e deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja për të reaguar.

Gazmend Muja, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deputetët e VV-së po praktikojnë kërkesa që vëllezërit e tyre të ikin jashtë vendit.

“Dje në Kuvendin e Kosovës- Kryeministi ndër të tjera tha se vëllezërit i kemi vetem për te shpija! Eshtë shumë e vertetë se kjo thënja e tij po realizohet në jetën aktive tek disa deputetë e kësaj partije, madje duke praktikuar edhe masa më të ashpra ndaj familjarëve te tyre- deri tek kerkesat që vëllëzërit të ikun diku jashtë vendit ose te shesin “farmerka e patika këtu në Kosovë”!”, shkruan Muja, përcjell Insajderi.

“Pushteti dhe pozitat nganjëhere t`i verbon dy sytë, por familja dhe vëllëzërit janë vet shteti”, ka shkruar ai.

Kryeministri Kurti dje në Kuvend tha se irritohet kur përdoret termi “vëlla” në zyre të kryeministrit teksa shtoi që ka dy vëllezër por që kurrë nuk kanë ardhë në ndërtesë të qeverisë.

“Shikoni unë i kam dy vëllezër por asnjëri prej tyre as Kurti 1 as 2 ska ardhë në ndërtesë të qeverisë, edhe nuk vjen, nuk vjen sepse unë besoj që vëllezërit janë për tek shtëpia ka kalu koha kur dikush bëhet kryeministër me vllazni, nuk ka më kryeministër me vllazni unë natyrisht që irritohem kur dikush vjen në zyrën e kryeministrit kur dikur ka qenë dikush tjetër tash jam unë një ditë vjen dikush tjetër të thotë vëlla. Është me rëndësi të kuptohet vizioni im të ndahet publikja prej privates”, deklaroi Kurti. /Gazeta Insajderi

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark