×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Vëllai i Burbuqe Hanës ndjek hapat e kryeshefes, Telekomi dënohet me dy mijë euro

    Insajderi
    07 March 2024 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Telekomit të Kosovës i ka ardhur edhe një dënim prej dy mijë eurove nga Inspektorati i Punës lidhur me shkeljet në konkurs për pozitën “Udhëheqës, hulumtim i tregut”. Në këtë konkurs janë konstatuar katër shkelje, të cilat i kanë kushtuar buxhetit të ndërmarrjes publike dy mijë euro. Pjesë e këtij komisioni që “kiksoi” ishte edhe Burim Hana, vëllai i kryeshefes ekzekutive që ushtron pozitën e menaxherit në Departamentin e Analizave.

    Gazeta Insajderi ka siguruar një dokument që dëshmon dënimin prej dy mijë eurove nga Inspektorati i Punës në drejtim të Telekomit të Kosovës, pas ankesës së një punonjësi të ndërmarrjes.

    Arsyeja e parë e dënimit është kohëzgjatja e konkursit të brendshëm. Në vend se të ishte 15 ditë siç e parasheh ligji, ishte i hapur për vetëm tetë ditë.

    Pjesë e këtij komisioni vlerësues të kandidatëve ishte edhe vëllai i Burbuqe Hanës, Burim Hana, si kryetar. Ai ushtron pozitën e menaxherit në Telekom dhe u avancua në pozitë nga vetë Burbuqja.

    “Punëdhënësi “Telekomi i Kosovës” sh.a, ka shpallur konkursin me nr. 05-4978/23 të datës 21.11.2023, një pozitë “Udhëheqës-Hulumtim i Tregut”, ndërsa afati i fundit për aplikim ishte deri mě dt.29.11.2023. Inspektori i Punës, ka konstatuar se punëdhënësi “Telekomi i Kosovës” sh.a, në shpalljen e konkursit me nr. 05-4978/23 për pozitën “Udhëheqës-Hulumtim i Tregut”, ka vepruar në kundërshtim me nenin 5 paragrafin 1, pika 1.7 [Përmbajtja e Konkursit], të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, neni 1, ku “Konkursi publik dhe i brendshëm përmban: “Datën e mbylljes së konkurrimit, si dhe informatën për dorëzimin e aplikacioneve, e cila duhet të jetë së paku pesëmbëdhjetë (15) dite kalendarike nga data e publikimit në mjetet e informimit publik”. Ndërsa punëdhënësi “Telekomi i Kosovës” sh.a, në konkursin publik të brendshëm për pozitën “Udhëheqës-Hulumtim i Tregut” ka qenë i hapur vetëm tetë (8) ditë”, thuhet në vendimin e Inspektoratit të Punës.

    Arsyeja tjetër që çoi në dënim ishte edhe anulimi i testit me shkrim, veprim ky i përsëritur në disa konkurse nga kryeshefja ekzekutive e Telekomit, Burbuqe Hana. Për secilën shkelje, dënimet kanë pasuar me nga 500 euro.

    “Punëdhënësi është përgjegjës për shkeljen e dispozitës së nenit 13 paragrafin 1, [Procedura ankimore], të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, ku “Kandidatet e pakënaqur me vendimin e Komisionit kanë të drejtë të paraqesin ankesë me shkrim pranë Komisionit të Ankesave të Telekomit te Kosoves Sh.A ne aftë prej (8) ditësh, nga pranimi i këtij vendimi”, vijon vendimi për shkeljen e tretë të spikatur në këtë konkurs.

    Në shkeljen e fundit thuhet se Telekomi i Kosovës nuk e ka pajisur me kontratë me afat të caktuar punonjësin pasi ka kaluar kohën prej 10 vitesh.

    Inspektorati i Punës thotë se paraprakisht i ka dhënë vërejtje me anë të raportit zyrtar për këto katër shkelje.

    Raporimet e Insajderit për shkeljet e Telekomit të Kosovës dhe gjobat ndaj tyre:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark