Insajderi
Sport

Vëllai i Karim Benzema mohon rikthimin te Reali

Insajderi
26 January 2024 - 17:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vëllai i Karim Benzema mohon rikthimin te Reali
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Karim Benzema ka prishur raportet me Al-Ittihad. Goleadori francez ka mall për futbollin europian dhe së fundmi po përflitet për rikthimin e tij te Reali i Madridit.

Shtypi francez shkruan se Carlo Ancelotti ka kërkuar ta ketë sërish nën urdhrat e tij në “Santiago Bernabeu”, opsion që vëllai i 36-vjeçarit e ka mohuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Gënjeshtar”, shkruan ai, duke iu referuar gazetarit që ka nxjerrë lajmin e rikthimit të Benzemasë te “Los Blancos”. Ekip me të cilin sulmuesi fitoi gjithçka, edhe Topin e Artë në 2022.

Me fanellën e Realit, Benzema zhvilloi 648 ndeshje, shënoi 354 gola dhe dhuroi 165 asiste për shokët e skuadrës në 14 sezone të kaluara në Spanjë.

Ndërkohë që në Arabinë Saudite, ai numëron 12 gola dhe 5 asiste në 20 takime të luajtura në të gjithë kompeticionet me Al-Ittihad


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark