×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vëllai i Sali Mustafës flet nga Haga: Gjatë këtij gjykimi ka pasur gjithçka, por vetëm drejtësi jo

    Insajderi
    02 April 2023 - 21:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nesër në Hagë pranë Gjykatës Speciale, aty ku nesër do të nisë gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, do të mbahet një protestë në përkrahje të tyre.

    Marshi pritet të nisë nga ora 10 deri në 13 pranë Gjykatës Speciale, ndërkaq procesi gjyqësor do të zgjasë nga ora 9 deri në 17.

    Arben Mustafa, vëllai i Sali Mustafës, pjesëtarit të UÇK-së që u dënua për krime lufte me 26 vjet burgim, do t’i bashkohet po ashtu mijëra protestuesve nesër në kryeqytetin holandez.

    Mustafa tha se nuk është aspak i kënaqur me gjyqin që po u bëhet pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë, duke shtuar se vetëm drejtësi nuk ka aty.

    Ai tha se beson në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së dhe se shpreson që ata të lirohen nga akuzat.

    “Të gjithë jemi dëshmitarë që gjatë këtij gjykimi ka pasur gjithçka, por vetëm drejtësi nuk ka pasur. Duke besuar në luftën e drejtë dhe në pafajësinë e figurave kyçe udhëheqëse, shpresojmë që vendimi të jetë lirues. Jemi të pakënaqur me gjithçka gjatë këtij procesi, asgjë nuk ka ecur në rregull”, u shpreh Mustafa.

    Shqiptar Gubetini, organizator i marshit, tha se ka tre muaj që e kanë organizuar këtë marshim dhe se beson thellë në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së.

    “Ka që tre muaj që e kemi organizuar, pjesëmarrje nga gjitha shtetet e Evropës, besojmë thellë në pafajësinë e të burgosurve, çlirimtarëve tanë, për këtë edhe do të protestojmë nesër. Kjo gjykatë po shkon në drejtim të një gjykate politike. Ne po kërkojmë të jetë gjykatë e pavarur dhe e drejtë”, u shpreh Gubetini.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark