Vëllaznimi regjistroi fitoren e dytë radhazi. Kësaj radhe skuadra nga Gjakova mposhti Istogun në Pejë me rezultat 65:102 (18:33, 18:20, 11:22, 18:27). Sfida u zhvillua në kuadër të javës së gjashtë të Prince Caffe Superligës.
Kuqezinjtë e nisën ndeshjen më mirë dhe për një nuancë ishin më të mirë në çerekun e parë, por me kalimin e minutave e thelluan epërsinë, që shkoi deri në 15 pikë, 15:30 dhe 18:33, sa përfundoi kjo pjesë. Periudha e dytë ishte më e barabartë, ndërsa mysafirët shkuan në pushim me rezultat 36:53.
Edhe në periodën e tretë, skuadra nga Gjakova ishte bindshëm më e mirë 11:22, ndërsa me lojë të mirë vazhduan edhe në dhjetë minutat e fundit për të triumfuar 65:102.
Më të dalluarit te istogasit ishin Tyrese Prince me 16 pikë e shtatë kërcime dhe Mirlind Zekaj me 14 pikë e pesë kërcime, ndërsa më të mirët te Vëllaznimi ishin Jordan Dallas me 21 pikë e 11 kërcime dhe Samuel Sessoms me 25 pikë e pesë kërcime.
Istogu ka një fitore e pesë humbje, kurse Vëllaznimi dy fitore e katër humbje.