UEFA po vazhdon me sanksionet e forta ndaj Rusisë në mënyrë që të ndalohet marrëzia e Putin në Ukrainë. Të gjitha klubet ruse dhe Kombëtarja e Rusisë nuk mund të luajnë më një ndeshje zyrtare, deri në momentin që do të vijë paqja e shumëkërkuar.
Kombëtarja e Rusisë e ka pasur të pamundur për të gjetur një kundërshtar në miqësore, pasi UEFA dhe FIFA kanë kër.cënuar çdo shtet që do të pranojë ftesën për ndeshjen e futbollit, se do të përjashtohen nga organizmat më të lartë të futbollit.
Në kushte të tilla, Kombëtarja e Rusisë ka zhvilluar një ndeshje brenda kampit të saj. Ndërkohë “Kurir” shkruan se serbët dhe rusët do të organizojnë një turne të përbashkët në qershor. Crevena Zvezda dhe Partizani i Beogradit do t’i bashkohen ekipeve të tjera ruse si Zenit, Spartak, CSKA, Lokomotiva dhe do të mbulohen nga një kompani e fuqishme televizive nga Rusia.
Gjithçka është gati, por pritet të shihet nëse ky plan do të vendoset në jetë. Frika më e madhe është përgjigja që do të jap UEFA karshi klubeve të Serbisë nëse futen zyrtarisht në një kompeticion të tillë.