Vëllezërit Vitali dhe Wladimir Klitschko ishin kampionë të botës në kategoritë e rënda, në boksin profesionist.
Secili meç i tyre u sillte miliona euro përfitime dhe ata kanë bërë kapital tashmë pas përfundimit të karrierës.
Mirëpo, dy ish-boksierët i kanë lënë anash milionat dhe luksin për ta mbrojtur atdheun e tyre.
Të dy i janë bashkuar ushtrisë ukrainase për ta luftuar agresorin rus, i cili e sulmoi ushtarakisht vendin e tyre.
Both Vitali and Wladimir Klitschko – sons of a Major General in the old Soviet Air Force – made millions as heavyweight boxing champs. They could be safely living anywhere in the world. Instead they are in their native Ukraine vowing to take up arms and fight Russia. Heroes. pic.twitter.com/H94QLWz5bx
— Dan Wetzel (@DanWetzel) February 25, 2022
“Të dy, Vitali dhe Wladimir Klitschko, të bijtë e major gjeneralit në forcat ajrore sovjetike, i kanë bërë milionat si kampionë të boksit. Ata mund të jetonin të sigurt diku në botë. Përkundrazi, ata gjenden në vendin e tyre, në Ukrainë, duke u betuar dhe duke i kapur armët për ta luftuar Rusinë. Heronj”, ka shkruar në rrjetet sociale kolumnisti i “Yahoo”, Dan Wetzel.
Vëllezërit Klitschko gjenden në Kiev, aty ku po zhvillohen luftime të ashpra në mbrojtje të kryeqytetit.
Të dy boksierët janë zotuar se janë të gatshëm ta japin jetën për atdhe, ndërkohë që kanë kërkuar edhe ndihmë dhe mbështetje nga ndërkombëtarët.