Çdo mbrëmje, dy vëllezër nga Pakistani, bëhen të paaftë të flasin, lëvizin hanë apo pinë.
Menjëherë pasi dielli perëndon, ata bien në një gjendje letargjie. Gjatë ditës janë mës e normal, fëmijë shumë të shkathët e plot jetë. Mjekët në Islamabad, kryeqyteti i Pakistanit, ku dy djemtë janë duke u kuruar e kanë pamundur ta kuptojnë misterin që fshihet pas gjendjes së tyre së tyre të pazakontë.
Për ne kjo është një sfidë e vërtetë”, – thotë Javed Akram, profesor mjekësie në Pakistan për ‘The Associated Press’.
Mjekët tanë janë duke bërë testet e nevojshme mjekësore për të kuptuar se pse këta fëmijë janë mjaft aktivë gjatë ditës, por nuk mund të hapin sytë, s’mund të lëvizin, të hanë apo të flasin sapo dielli perëndon”, – shprehet ai teksa viziton djemtë në spital. Qeveria është duke u ofruar mjekim falas dy vëllezërve, të cilët vijnë nga një familje e varfër nga një fshat i vogël pranë Quetta.
Specialistët kanë marrë mostra të ajrit dhe tokës nga vendlindja e djemve. Gjithashtu kanë marrë edhe mostra të gjakut të tyre. Të gjitha këto do të dërgohen jashtë vendit për t’u ekzaminuar nga specialistët. Babai i djemve, Mohammad Hashim ka një shpjegim të thjeshtë: “Mendoj se djemtë e mi marrin energji nga dielli”, thotë ai.
Prindërit e djemve janë kushërinj të parë mes tyre. Nga 6 fëmijë të tyre, dy kanë vdekur në moshë të re. Dy fëmijët e tjerë nuk kanë shfaqur simptomat e dy vëllezërve.
Sipas mjekëve, drita e diellit nuk ka të bëjë fare me gjendjen e vëllezërve. “Ata qëndrojnë aktivë gjatë ditës, edhe pse mund të gjenden brenda një dhome të errët”, shprehen mjekët.