Vëllezërit Xhaka e kanë shprehur pikëllimin e tyre për vdekjen e gjyshes së tyre.
Taulanti dhe Graniti kanë bërë postime në “Instastrory” mbrëmë, përmes së cilëve i kanë njoftuar të afërmit për vdekjen e personit aq të dashur për ta, ndërsa lajmin e përcollën edhe me mesazhe emocionuese, shkruan “Gazeta Express”.
Futbollisti i Baselit dhe ai i Arsenalit njihen si mjaft familjarë dhe e vizitojnë Kosovën shpesh, prandaj edhe kishin lidhje të ngushtë emocionale me gjyshen e tyre, tashmë të ndjerë.