×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Vendi i parë në botë që lanson rrjetin super të shpejtë, 5G

    Insajderi
    05 April 2019 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vendi i parë në botë që lanson rrjetin kombëtar 5G, dy ditë më herët nga sa ishte parashikuar,  u bë Korea e Jugut, duke u dhënë një numri personash të përzgjedhur mundësinë për të qenë përdoruesit e parë të teknologjisë wireless super të shpejtë.

    Tre operatorë kryesorë telekomi nisën shërbimet e tyre 5G në orën 11 sipas orës lokale, pavarësisht se më herët kishin njoftuar se data e lansimit të rrjetit do të ishte 5 prilli.

    Koreja e jugut, prej kohësh gëzon reputacion për nivelin teknik dhe Seuli e ka bërë përdorimin e rrjetit 5G një prioritet ndërsa kërkon të stimulojë rritjen ekonomike në vend.

    Bashkë me SHBA, Kinën dhe Japoninë, Koreja e Jugut ishte përfshirë në garën për titullin e ofruesit të parë në botë të rrjetit ultra të shpejtë. Por, spekulimet se kompania amerikane Verizon mund të niste shërbimet e saj 5G më herët, detyruan koreano-jugorët të organizohen me urgjencë.

    Në fakt, edhe Verizon nisi të ofronte shërbimet e saj 5G në Chikago dhe Mineapolis, në të njëjtën ditë, por Koreja e Jugut ia kaloi me dy orë. Personalitete, mes të cilëve dy pjesëtar të grupit K pop dhe patinatorja olimpike Kim ju-na, ishin të parët në botë që u abonuan në rrjetin 5G.

    Ekspertët thonë se ky rrjet do ti japë smartfonëve, një lidhshmëri thuajse të menjëhershme- e është 20 herë më i shpejtë se 4G, çka i lejon përdoruesit të shkarkojnë filma të plotë në më pak se një sekondë.

    Teknologjia është thelbësore për zhvillimin e mjeteve të së ardhmes si psh makinat pa shofer dhe pritet të sjellë rreth 565 miliardë dollarë përfitime ekonomike globale deri në 2034.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark