Pas hyrjes në përdorim të monedhës euro që filloi me 11 dhe arriti të përdoret si monedha e vetme në 19 vende në Evropë, Gjermania ka rritur rreth 1.9 trilionë euro mirëqenien e saj duke u bërë vendi që ka përfituar më shumë nga kjo, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kjo bëhet e ditur në hulumtimin e publikuar me temë “20 Vitet e Euros: fituesit dhe humbësit” të zhvilluar nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane (CEP).
Sipas hulumtimit Gjermania, duke rritur në 1 trilionë 893 miliardë euro mirëqenien e qytetarëve të saj në periudhën 1999-2017, është renditur si vendi që ka përfituar më shumë nga kjo, ndërkohë që shifra në fjalë ka korresponduar me 23.116 euro për person në Gjermani.
Rënie në mirëqenien e Spanjës, Belgjikës, Portugalisë, Francës dhe Italisë
Gjithashtu sipas hulumtimit thuhet se pas Gjermanisë rritje në mirëqenie pas kalimit në euro kanë arritur edhe Holanda dhe Greqia ndërsa është shënuar rënie në mirëqenien e Spanjës, Belgjikës, Portugalisë, Francës dhe Italisë.
Rritja e mirëqenies në fjalë ka rezultuar gjithsej në 346 miliardë euro në Holandë duke korresponduar me 21.000 euro për person ndërsa në Greqi 2 miliardë euro, duke korresponduar me 190 euro për person.
Ndërkohë që Italia dhe Franca janë regjistruar si vendet që kanë humbur më shumë nga euro.
Ndërsa ka rënë në 3 trilionë e 591 miliardë Euro mirëqenia e Francës dhe e Italisë në 4 trilionë e 325 miliardë euro. Kjo shifër në Francë ka korresponduar me 55.996 euro dhe në Itali me 73.605 euro.
Po ashtu me radhë është shënuar rënie edhe në mirëqenien e Spanjës në 224 miliardë euro, me 5.031 euro për person, në Belgjikë gjithsej në 69 miliardë Euro me 6.370 euro për person, në Portugali në 424 miliardë euro me 40.604 euro për person.
Euro në mesin e 28 vendeve anëtare të BE-së përdoret në Gjermani, Austri, Belgjikë, Estoni, Finlandë, Francë, Holandë, Irlandë, Spanjë, Itali, Qipron greke, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Portugali, Sllovaki, Slloveni dhe Greqi.