Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 28.07.2022 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, ka vendosur t’i marrë disa vendime.
FBK ka njoftuar në lidhje me vendimet me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare.
Vendimet e marra nga bordi i FBK-së:
1.I ka miratuar Propozicionet e Garave për edicionin 2022/23.
2.Në kuadër të diskutimit të Propozicioneve të Garave për edicionin 2022/23 ka vendosur që të ndryshojë rregullin e paraqitjes së lojtarëve të huaj nga 3 + 1, në 3 + 2 të huaj në përbërje të skuadrës.
3.Është miratuar sistemi dhe kalendari i garave për edicionin 2022/23 për garat e kategorisë seniore.
4.Në kuadër të diskutimit të Propozicioneve të Garave për edicionin 2022/23 ka vendosur që të emërojë Komisionin e Garave të FBK-së në përbërje prej: Leart Hoxha (i deleguar nga Bordi i FBK-së), Valdet Spahija dhe Ylli Hoti.
5.I ka miratuar Kriteret për Licencim të Klubeve dhe Rregulloren për Licencim të Klubeve për edicionin 2022/23.
6.E ka vazhduar mandatin e Komesarëve të Garave të FBK-së konform Statutit të FBK-së.