×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vendimi i Kryesisë së LDK-së për shkarkimin e Agim Veliut

    Insajderi
    13 June 2021 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Para rreth një jave, Agim Veliu, është shkarkuar nga pozita e Kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë. Partia që udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku vendosi që kompetencat në këtë komunë t’ia bartë kandidatit për kryetar komune, Ekrem Hysenit.

    Në media sot është publikuar edhe vendimi i kryesisë për shkarkimin e Veliut nga pozita e kryetarit të degës dhe bartjen e kompetencave te Hyseni.

    Në pikën e pestë të këtij vendimi thuhet se “Si pjesë riorganizimit të brendshëm, të prezantuar në Platformën e Kryetarit të LDK-së 2021-2023, të miratuar në Këshill të Përgjithshëm merren këto hapa organizativ:

    a) të gjitha kompetencat e udhëheqjes së degës së LDK-së në Podujevë, i kalojnë kandidatit të LDK-së. Kandidati udhëheqë me Kryesinë e degës, zyrën e degës dhe bashkërendon aktivitetet me kryetarët e nëndegëve në Komunën e Podujevës;Reklamë

    b) Pas procesit zgjedhor, Kryesia do të nxjerrë një vendim të ri në lidhje me organizimin e degës, në përputhje me Platformën e kryetarit të LDK-së dhe procedurat e parapara statutore”.

    Ndryshe, pas këtij vendimi kishte reaguar vetë Veliu, i cili kishte thënë se në LDK kanë marrë një vendim ilegal.

    “Është ba një marrëveshje pa pëlqim. Kemi qenë duke diskutuar me e ba një marrëveshje të madhe e m’i tejkalu të gjitha. Ata sot paskan marrë vendim ilegal, ilegjitim për mua. Është në kundërshtim me statutin e LDK-së. Nuk ka të drejtë askush pa proces me e ndryshu kryetari, me zgjedh, shkarku ose me e ngarku. Për këtë punë Kuvendi është”, ka thënë Veliu.

    Tutje, Veliu ka thënë se në asnjë rrethanë nuk do të pajtohet me një vendim të tillë.

    “Në këtë rast Kryesia ka marrë vendim kundër statutit. Nuk ka të drejtë për këtë vendim. Ky është vendim që është marrë pa koordinimin e strukturave të LDK-së. Ky është një vendim ilegal për mua. Jolegjitim.”, kishte thënë Veliu

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark