×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendimi për heqjen e vizave nga EBA ende nuk ka hyrë në fuqi

    Insajderi
    11 January 2024 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dha lajmin se Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë hequr vizat për qytetarët e Kosovës.

    E menjëherë Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi ka dalë me një njoftim shtesë ku thotë se qytetarët e Kosovës që duan të udhëtojnë atje ende duhet të pajisen me vizë.ë.

    Kjo pasi sipas njoftimit vendimi ende nuk ka hyrë në fuqi.

    “Për datën e hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje, ambasada e jonë do të ju mbanë të informuar në kohë. Deri atëherë, qytetarët e vendit tonë, para se të nisen në Emiratet e Bashkuara Arabe , janë të obliguar që të pajisen me viza hyrëse”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Emirate.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark