Insajderi
Botë

Venezuela ndërpret energjinë elektrike për katër orë në ditë

Insajderi
22 April 2016 - 09:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Venezuela do të fillojë nga java tjetër ndaljen e energjisë elektrike për katër orë çdo ditë deri sa kriza energjetike në vend është duke u përkeqësuar.

Këto ndërprerje do të zgjasin për 40 ditë deri sa vendi po përballet me thatësira që po e limitojnë punën e hidrocentraleve.

Kjo është goditje tjetër për ekonominë e Venezuelës që po ashtu ka pasur rënie të eksportit të produktit të saj kryesor, naftës, shkruan BBC.

Për pasojë, edhe birraria më e madhe në vend, Polar, ka thënë se do të ndërpresë prodhimin duke shtuar se rreth 10 mijë punëtorë do të preken nga kjo.

Duke njoftuar për reduktimet, Ministri i Energjise Luis Motta Domingues, tha se oraret e ndërprerjeve do të publikohen në baza ditore në gazeta dhe ueb faqe të ministrive.  Ai tha se këto ndërprerje nuk do të ndodhin mes orës 20:00 deri të nesërmen paradite.

Kriza energjetike në Venezuelë ka qenë duke u thelluar që nga fillimi i vitit.  Në shkurt, qendrave tregtare iu tha që të punojnë me orar të shkurtuar dhe të prodhojnë vetë energjinë./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark