×
  • Lajme
  • Insajderi

    Verë, birra, mish e ujë kontrabandohen nga Serbia në Kosovë – të dyshuarit lirohen

    Insajderi
    13 August 2023 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës dje gjatë realizimit të detyrave të tyre në brezin kufitarë me Serbinë, në dy raste të ndara ka ndaluar dy vetura që bartnin mall të kontrabanduar.

    Rasti i parë ndodhi rreth orës 04:46 të mëngjesit gjatë një pike vëzhgimi në fshatin Muçibabë, ku në veturën e ndaluar që drejtohej nga I.J., gjatë kontrollit janë gjetur mallrat: 24 litra verë, 600 shishe birra dhe 260 shishe uji mineral dhe natyral.

    Edhe rasti i dytë, ndodhi në Muçibabë, ku në veturën që drejtohej nga M.S. janë gjetur mallrat: dy paket mish dhe 640 shishe me birra.

    Lidhur me të dyja rastet është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen, ndërsa malli i lartshënuar së bashku me automjetet të dorëzohen në terminalin doganor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark