×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Verë në Grenlandë

    Insajderi
    03 March 2016 - 23:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipërfaqja dëborës në Grenlandë filloi të bëhet në mënyrë të konsiderueshme më pak reflektuese nga rrezatimi diellor që prej vitit 1996, thotë një studim i ri, njofton tabloidi anglez The Guardian.

    Në të njëjtën kohë, temperaturat verore në Grenlandë janë rritur në një shifër prej rreth 0.74 gradë celsius për një dekadë, çka ka shkaktuar shkrirjen e akullit në sasi më të madhe.

    Studimi parashikon se reflektimi në sipërfaqen e akullit- siç njihet ndryshe albedo – do të bjerë me 10% ose më shumë deri në fund të këtij shekullit, në këtë mënyrë do të shkaktojë shkrirjen e mëtejshme të akullit, raporton Insajderi.

    “Rritja e temperaturave ka promovuar edhe më shumë shkrirjen, dhe se shkrirja është duke e zvogëluar reflektimin e diellit”, tha Marco Tedesco nga Universiteti i Columbias në SHBA.

    Ai po ashtu u shpreh i shqetësuar me këtë masë të madhe dhe të hovshme të shkrirjes së akullit në Grenlandë.

    “Është shqetësuese sepse në qoftë se shtresa e akullit vazhdon të bëhet e errët, ajo do bëhet më e ndjeshme për ngrohjen atmosferike”, shtoi Tedesco.

    Hulumtimi i Tedescos tregon se aq sa shkrihet sipërfaqja e akullit në Grenlandë, papastërtitë e vjetra, të tilla si pluhuri nga erozioni fillojnë të shfaqen dhe e errësojnë sipërfaqen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark