Të freskët nga filmi fundit, Spectre s’duhet lënë pa thënë se agjenti 007, me liçencë për të vrarë, ndër vite nuk merrej vetëm me makina të shtrenjta, shpeshherë prototipe e femra tërheqëse e të rrezikshme. Nuk ka si mos të ketë ky gentleman një dobësi edhe për të shijuarit e verës dhe pijeve alkoolike.
Një burim i respektuar i botës së verës na zbulon cfarë pinte në të vërtetë James Bond në novelat origjinale të autorit të tij, Ian Fleming. Nuk bëhet fjalë vetëm për Bollinger dhe Martini Dry.
Martini Dry, i tundur jo i përzier, konsiderohet si pija që më shpesh porosit agjenti James Bond, por Bond-i i Fleming-ut zotëronte gjithashtu një shije të hollë për Champagne dhe verëra të mira. Ja ku ndjekin disa nga të preferuarat e tij, sipas librave.
Champagne
Taittinger Blanc de Blancs Brut 1943 si “ndoshta Champagne më e mirë në botë” në Casino Royale, deklaron Bond në romanin original të James Bond, botuar për herë të parë në vitin 1953. Por, shija e tij provohet të jetë disi e ndryshueshme. Në ‘’Moonraker’’, të publikuar vetëm dy vjet më vonë, Bond, thotë se Taittinger ishte ‘’vetëm një kapriço e momentit’’ dhe pi Dom Perignon.
Bollinger, një favorite e përhershme në filma, nuk shfaqet edhe aq shpesh në libra, por dalin në ekran me filmat ‘’Diamonds are Forever dhe ‘’On Her Majesty’s Secret Service’’. Veuve Clicquot, Krug dhe Pommery po ashtu përmenden në romane.
Bordeaux
‘’Goldfinger’’ ndihmon në zgjerimin e shijeve të Bond-it përsa i përket verës dhe i shërben agjentit një Pommery të vitit 1950. Po ashtu e njeh 007-ën me bordolezen Château Mouton Rothschild të vitit 1947 and Riesling Piesporter Goldtropfchen 1953, nga krahina gjermane e lumit Mosel. Bond-i e zhvillon më tej preferencën e tij për Mouton Rothschild, teksa shijon versionin e viti 1953 në ‘’On Her Majesty’s Secret Service’’.
Chianti
James Bond-it Fleming-ut i pëlqen gjithashtu të pijë Chianti në trena rreth e rrotull Evropës; në From Russia ëith Love ai e shijon atë mbi Orient Express. Ai e pi atë sërish mbi Laguna Express për në Venecia në ‘’For Your Eyes Only’’, ku edhe e derdh atë mbi mbulesë.
Liebfraumilch
Por nuk janë të gjitha super, verërat për për spiunin britanik; Në ‘’Live and let die’’ Bond pi Liebfraumilch, verë gjysmë-e ëmbël gjermane që ka zbritur në një hiç sipas shumë shijuesish në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Në librin e dytë të Fleming-ut, botuar në vitin 1954, Bond dhe miqtë e tij të gëzuar thonë, duke pirë një Liebfraumilch, se përmbajtja e gotave e tyre ishte “Liebfraumilch më i mirë që në Amerikë mund të gjehej’’.
Por disa lexues të revistës Decanter, nxitur nga sa më sipër, na kujtojnë se:
Në ‘’Carte Blanche’’, një Bond-roman shkruar nga Jeffery Deaver, James Bond pi jo vetëm një Burgonjë të bardhë, por edhe hiç më pak se dy verëra të kuqe nga Afrika e Jugut. (një ditë mund të kthehemi mbi argumentin, e të themi tonën mbi ndonjë shishe me atdhe këtë aktor interesant të Botës se Re’’ të verës)
Historia do që si version të parë të pijes së prefruar nga Bond-i, Fleming të zgjidhte një Negroni (‘’I harruari vermouth’’ publikuar në Nunc est bibendum pak muaj më parë që e përmend këtë pije, do t’ia vlente një lexim) shumë popullor mes të sofistikuarve të brezit të tij. Por botuesi e kundërshtoi këtë energjikisht, pasi tingëllonte tepër ekzotik e pasi, amerikanët e pamësuar me të, mund të vërenin ndonjë konotacion negativ në këtë fjalë./Bota.al