Një mbrojtës nga Bregu i Fildishtë për Skënderbeun. Lajmi vjen nga media italiane “tuttomercatoweb”, që raporton se te korçarët ka mbërritur Dramane Konate, në huazim nga klubi i Veronës.
Futbollisti 28-vjeçar ishte pjesë e Paganesses, me të cilën prishi kontratën pak ditë më parë për të firmosur më pas me Veronën, por këta të fundit kanë vendosur ta huazojnë pikërisht te Skënderbeu.
Dramane Konate është rritur te Empoli dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur me klube të ndryshme në ligat e ulëta italiane, megjithatë pritet të jetë një vlerë e shtuar për korçarët e Migen Memellit, që do të synojnë rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.