×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Vesa i rikthehet historisë me Mërgimin, rrëfen mes lotësh para banorëve: Ia dhuroi sendet e mia asaj

    Insajderi
    04 November 2023 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bukuroshja Vesa Vllasaliu ka rikthyer edhe një herë në vëmendje historinë e saj me futbollistin e njohur shqiptar, Mërgim Berisha.

    Ajo ka treguar se si është tradhtuar nga ai me shoqen e saj më të ngushtë, Edonën.

    Mes lotësh, bukuroshja nga Gjilani iu ka rrëfyer banorëve se si ngjarja ndodhi dy muaj para martesës.

    “Ajo pastaj është martuar me burrin tim. Edhe unë e kam pasur shumë të afërt dy muaj para dasmës. Më vonë i kanë parë njerëzit për dore pasi jemi ndarë”.

    Vesa shtoi se nuk ka shkuar më në banesën e dikurshme që nga ai moment, ndërsa është ndjerë e tmerruar kur njerëzit i kanë thënë se sendet e saj të dikurshme, tani i gëzon shoqja e saj.

    “Deri sot s’më kanë treguar asgjë. Unë hala me gjyq jam. Unë pata jetuar në Stamboll dhe jemi hidhëruar. Prej atij momenti, as në banesë nuk kam hyrë dhe ai të gjitha sendet mi ka marrë dhe pastaj njerëzit e kanë parë me të dhe me sendet e mia, që ndoshta s’janë as sendet e mia, por i ka blerë për së dyti”, shtoi Vllasaliu.

    Lidhur me akuzat ndaj futbollistit që luan për Kombëtaren e Gjermanisë, kanë reaguar edhe familjarët e Mërgimit.

    Ka qenë vëllai i tij, Besarti, ai i cili në një intervistë të fundit ka demantuar deklaratat e Vesës, duke thënë se arsyeja e ndarjes së tyre kanë qenë sjelljet e këqija të saj si nuse karshi familjarëve të futbollistit. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark