×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Vesa konfirmon se është në lidhje

    Insajderi
    22 May 2024 - 10:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Personazhet e “Big Brother VIP Kosova 2” vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

    Ata kanë gëzuar famën teksa ishin brenda në shtëpi dhe vazhdojnë ta gëzojnë të njëjtën gjë edhe tashti, disa muaj pasi përfundoi ky “reality-show”.

    Në mesin e banoreve më të diskutuara ka qenë Vesa Vllasaliu, raporton Indeksonline.

    Gjatë qëndrimit në shtëpi, Vesa kishte “plasuar” bombën lidhur me të kaluarën e saj me futbollistin e njohur, Mërgim Berisha.

    Vesa kishte hedhur akuza ndaj Berishës dhe shoqes së saj të ngushtë, të cilët i akuzoi se e kanë tradhëtuar.

    Megjithatë, tani duket se Vesa e ka mbyllur këtë kapitull të jetës.

    Ajo ka shuar dilemat nëse është në lidhje apo jo me vetëm një fotografi në “Instagram Story”.

    Vesa ka postuar një portret të saj, duke shkruar një fjali të shkurtër dhe shumë domethënëse: “Flokë të kuqe, sepse kështu i do ai”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark