Vesa Smolica: Çfarë kemi faj ne të vaksinuarit të përballemi njëjtë me masat si ata të pavaksinuar? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Vesa Smolica: Çfarë kemi faj ne të vaksinuarit të përballemi njëjtë me masat si ata të pavaksinuar?

    Insajderi
    27 August 2021 - 18:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja shqiptare, Vesa Smolica, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

    Artistja e njohur shpesh ndan me fansat imazhe e video të ndryshme, gjersa nuk mungon edhe me shkrime të tjera lidhur me situatat aktuale në vend.

    Një të tillë e ka bërë edhe gjatë ditës së sotme (e premte) në Instagram, e cila ka kritikuar ashpër Qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë për masat e reja antiCOVID.

    Postimi i plotë i këngëtares

    “Çka kemi faj ne të vaksinuarit, njëjtë me u përball me masat si ata të pavaksinuar?

    Çka kemi faj ne, që ju keni pushuar vikendit e nuk kanë funksionu sallat e vaksinimit edhe pse ishim/jemi në gjendje kritike dhe në anën tjetër bëhej thirrja për vaksinim (në kundërshtim me fjalët e juaja).

    Por shihemi në tetor se ju nevojitet me i hapë masat atëherë, shkak i fushatave zgjedhore si dikur”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark