Pjesa më e madhe e skuadrave evropiane, për të mos thënë të gjitha ndodhen në fazën parapërgatitore të sezonit.
Të gjitha ekipet janë duke u stërvitur në maksimum që të jenë sa më në formë për nisjen e sezonit 2022-2023 në kampionatet respektive.
Megjithatë përtej stërvitjes, Salernitana, e cila ka vitin e dytë radhazi në Seria A, ka zgjedhur edhe të festojë, për ta bashkuar sa më shumë grupin e saj.
Në një video të bërë publike nga klubi italian në rrjetet sociale, lojtarët shfaqen duke kënduar e kërcyer, ndërsa ata që duken se janë duke e shijuar më shumë janë Franck Ribery dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Frederik Veseli.