Insajderi
Lajme

Veseli dhe zyrtarë të OKB-së diskutojnë për sigurinë në komunikacion

Insajderi
27 May 2016 - 11:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në një takim të dërguarin special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për siguri në trafik,Jean Todt.

Në takim Kryetari Veseli e falënderoi  Todt për mbështetjen e tij personale për anëtarësimin e Kosovës në Federatën ndërkombëtare të automobilizmit, si një e arritur tjetër në vazhdën e përfshirjes së Republikës së Kosovës në mekanizmat dhe institucionet ndërkombëtare.

Temë qendrore e takimit ishte çështja e sigurisë në rrugë, si synim global dhe me këtë rast Todt theksoi rëndësinë e sigurisë posaçërisht në shndërrimin e Kosovës në model rajonal në këtë fushë të rëndësishme, thuhet në një komunikatë për media.

Kryetari Veseli e siguroi Todt për mbështetjen e parezervë dhe angazhimin e tij personal që çështja e sigurisë në rrugë të merr vëmendjen e duhur institucionale dhe shoqërore, në mënyrë që siguria e qytetarëve të jetë sa më e plotë.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark