Veseli kërkoi nga senatori McCain mbështetje të mëtejme për Kosovën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli kërkoi nga senatori McCain mbështetje të mëtejme për Kosovën

    Insajderi
    15 April 2016 - 10:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit në Uashington, ka takuar senatorin amerikan John McCain, të cilin e falënderoi për mbështetjen personale gjatë të gjitha fazave të ndërtimit të shtetit të Kosovës.

    Kryetari Veseli e informoi senatorin për zhvillimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova, duke vënë në dukje ecurinë procesit shtetndërtues dhe synimet euro-atlantike. Ai me këtë rast kërkoi mbështetje të mëtejme për Kosovën dhe ruajtjen e fokusit për Kosovën në agjendat e Senatit amerikan. Kryetari Veseli përshëndeti posaçërisht marrëdhëniet e Gardës Nacionale të Arizonës me vendin tonë.

    Senatori McCain e përgëzoi Kryetarin për punën e bërë deri tash dhe inkurajoi që të vazhdojë në përmbushjen e obligimeve kushtetuese në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

    Senatori e siguroi Kryetarin Veseli që SHBA-ja do të vazhdojë të mbështes Kosovën, si investim i përbashkët në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit. Ai tha që “ne bashkërisht duhet të gjejmë mënyra se si të kemi sukses, e jo të gjejmë arsye për të dështuar”.

    Kryetari Veseli e siguroi senatorin McCain se Kosova do të vazhdojë punën e nisur bashkë në ndërtimin e stories së suksesit të përbashkët./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark