Veseli: Kosova është si Izraeli, duhet larguar nga Turqia – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Kosova është si Izraeli, duhet larguar nga Turqia

    Insajderi
    05 May 2016 - 22:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i vetëm për kryetar të PDK-së dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë në një intervistë se Kosova duhet të jetë më shumë i fokusuar të lidhet edhe më me Evropën dhe Amerikën e në këtë mënyrë të largohet nga Turqia.

    “Asgjë nuk duhet të bëjmë më shumë sesa që atë që ka bërë shteti i Izraelit.  Kemi ngjashmëri me Izraelin. Jemi pak dhe çdo njeri që na ik është e rëndë për neve si drejtues të shtetit”, ka thënë Veseli në “Zona e Debatit” në Klan Kosova.

    Tutje sipas Veselit, raporton Insajderi, Kosova ka orientim pro SHBA-së dhe Evropës jo veq në mendësinë e të funskionuarit si shoqëri por edhe në aspektin e thithjes së investimeve.

    “Preferoj fuqishëm që në Kosovë të kemi investitor  ekonomi nga Amerika, Gjermania e Zvicra.  Shpirtin punëtor gjerman kosovarët e njohin mirë”, ka thënë Veseli, raporton Insajderi.

    Ai ka thënë në mënyrë sepecfike se mes Turqisë dhe Evropës, Kosova zgjedh Evropën.

    Ka komentuar edhe faktin se sesi zëvendëskryeministri turk ,  i ishte referuar Kosovës si vendi që në Turqi njihet si “provinca e Perandorisë Osmane”, duke cituar të ia ketë thënë në fytyrë zv.kryeministrit, se Kosova është shpirtërisht i orientuar drejt vlerave perëndimore. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark